Lidhje

Afganistan: 18 të vrarë nga një shpërthim në kryeqytetin Kabul


Afganistan: 18 të vrarë nga një shpërthim në kryeqytetin Kabul
Afganistan: 18 të vrarë nga një shpërthim në kryeqytetin Kabul

Autoritetet afgane thanë se një vetvrasës me makinë bombë sulmoi një autokolonë të Natos sot në Kabul duke vrarë të paktën 18 persona, përfshi disa ushtarë të huaj.

Forca për Sigurinë Ndërkombëtare të Natos tha në një deklaratë se gjashtë trupa u vranë dhe disa të tjerë u plagosën gjatë sulmit. Një zëdhënës e dënoi sulmin dhe tha se ai nuk do t’i frenojë forcat nga misioni i tyre.

Talebanët morën përgjegjësinë për shpërthimin vetvrasës.

Shefi afgan i hetimeve penale tha se shpërthimi ndodhi pranë ndërtesave të qeverisë.

Forcat e Natos thanë se po punojnë me policinë afgane për të siguruar vendin dhe për të hetuar incidentin.

Shpërthimi vjen një ditë pasi komandanti i lartë i Natos në Evropë, Admirali James Stavridis tha se mund të duhen qindra trupa të tjera ndërkombëtare për të trainuar forcat afgane të sigurisë në fillim të vitit të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG