Lidhje

Ahmadinexhad: Amerika nuk mund të sjellë paqe në Afganistan


Në një vizitë në Kabul që përkoi për disa orë me vizitën e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes Robert Gates, presidenti iranian përsëriti thirrjen që trupat amerikane të tërhiqen nga Afganistani, duke thënë se prania e tyre nuk do të sillte paqe

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad ndodhet në Afganistan, ku u takua me Presidentin Hamid Karzai dhe kritikoi ashpër misionin e Shteteve të Bashkuara për të stabilizuar këtë vend. Në një vizitë në Kabul që përkoi për disa orë me vizitën e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes Robert Gates, presidenti iranian përsëriti thirrjen që trupat amerikane të tërhiqen nga Afganistani, duke thënë se prania e tyre nuk do të sillte paqe.

Më parë këtë javë, Sekretari Gates e akuzoi Iranin se po luante lojë dyfishe në Afganistan, nga njëra anë duke deklaruar mbështetjen për qeverinë e Kabulit dhe nga ana tjetër duke minuar përpjekjet amerikane për të përmirësuar qeverin dhe për të stabilizuar vendin.

Sekretari Gates tha sot se Uashingtoni dëshiron që Afganistani të ketë marrëdhënie të mira me fqinjët, por shtoi se këto vende duhet të tregohen të hapura dhe të sinqerta në marrëdhëniet e tyre me qeverinë e Kabulit.

Zoti Ahmadinexhad u përgjigj duke e akuzuar Uashingtonin se luan lojë dyfishe, duke krijuar terrorizëm në Afganistan dhe duke deklaruar më pas nevojën për ta luftuar këtë fenomen.

XS
SM
MD
LG