Lidhje

Afganistan: Protestë ndaj vrasjes së dy civilëve


Qindra demonstrues afganë bllokuan sot autostradën kryesore në pjesën lindore të vendit, në protestë ndaj vrasjes së dy civilëve që thuhet se u krye nga forcat e NATO-s. Zyrtarët në provincën Nagarhar thonë se trupat e koalicionit vranë një baba me djalin e tij gjatë një operacioni mbrëmë. NATO tha se forcat e saj vranë dy kryengritës dhe kapën disa të tjerë, pa dëmtuar ndonjë civil. Aleanca tha se trupat e koalicionit po ndiqnin një kryengritës taleban të përfshirë me të paktën dy sulme, ku u përdorën pajsije shpërthyese të improvizuara. Protestuesit thërrisnin parrulla kundër qeverisë dhe anti-amerikane, ndërsa bllokuan autostradën që lidh Xhalalabadin me Kabulin. Në një tjetër incident, NATO tha se një civil që ishte duke vaditur fushën u vra gjatë luftimeve mes kryengritësve dhe forcave afagne dhe atyre të koalicionit në provincën jugore të Kandaharit.

XS
SM
MD
LG