Një sulm vetëvrasës në Helmand, krahinën jugore të Afganistanit, la pas vetes pesë të vrarë dhe 42 të plagosur.
Zyrtarët lokalë thanë se sulmi në Lashkar Gah, kryeqyteti i krahinës u krye afër selisë së policisë rreth të cilit kishte një grumbull policësh e ushtarësh që po prisnin rrogat e tyre, tha shefi i policisë së qytetit Abdul Ghafar Safai
Dy gra dhe dy ushtarë dhe një fëmijë janë në mesin e të vrarëve dhe trupat e tyre janë dërguar në spital bashkë me mbi 40 të plagosur. Mjekët i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se numri i viktimave mund të rritet.
Talibanët morën përsipër përgjegjësinë për sulmin.
Militantët kishin sulmuar me herët forcat e sigurisë që ishin mbledhur për të marrë pagat e tyre në një bankë në Lashkar Gah në muajin qershor.
Kjo kishte shtyrë autoritetet që të vendosin një degë të bankës në shtabin e policisë së qytetit për shkaqe sigurie.
Facebook Forum