Një sulm i talebanëve në pjesën verilindore të Afganistanit sot në agim ka lënë të vrarë të paktën 17 forca qeveritare të sigurisë dhe ka plagosur shumë të tjerë.
Luftimet shpërthyen në një distrikt malor të provincës Takhar ku kryengritësit sulmuan një bazë të ushtrisë afgane.
Kreu i distriktit tha për Zërin e Amerikës se dhjetëra kryengritës nga njësia speciale e talebanëve e njohur si “ushtria e kuqe” kishin organizuar një sulm të papritur ndaj bazës duke rrethuar pikat e kontrollit.
Ndër të vrarët kishte ushtarë dhe policë afganë.
Një zëdhënës i talebanëve tha se luftëtarët e kësaj organizate kishin marë nën kontroll bazën dhe kishin rrethuar 12 postblloqe, duke vrarë rreth 30 forca afgane. Shpesh herë shifrat e viktimave në incidente të ngjashme janë të ekzagjeruara.
Ndërkaq në një tjetër sulm sot në Kabul, një person hodhi veten në erë rreth 300 metra larg një grupi njerëzish duke lënë të vrarë të paktën 9 vetë dhe duke plagosur 18 të tjerë.
Facebook Forum