Lidhje

Tiranë: Pikëpyetjet e ligjit të dekriminalizimit, sipas analistëve


Vëzhgues të jetës politike mendojnë se kjo nuk zgjidhi dot ngërçin e ligjit të dekriminalizimit në Shqipëri, sepse ai nuk parashikon organe dhe etapa, që do ta zbatojnë atë.

Askush prej zyrtarëve të përfolur për lidhje kriminale nuk dha dorëheqjen, sepse partitë nuk u hoqën më parë mbështetjen politike.

Tiranë: Pikëpyetjet e ligjit të dekriminalizimit, sipas analistëve
please wait

No media source currently available

0:00 0:05:00 0:00

Studiuesi Afrim Krasqniqi, thotë se problemi më i madh i ligjit është se ai nuk përfshin zyrtarët e sotshëm, nuk parashikon nëse shkeljet e tyre në të kaluarën mund t'i largojnë apo jo nga detyra për të cilën kanë një mandat të rregullt.

Nga publikimi i të dhënave pritej më shumë shkalla e kriminalizimit të politikës, e cila nuk nxirret dot me vetëdeklarime, thotë analisti Lutfi Dervishi.

Sipas tij, dolën të dhëna që diheshin, por shumë të tjera nuk kanë dalë ende.

Të dhënat e publikuara nga KQZ vërtetuan lidhjet e politikës me krimin, por sipas studiuesit Fabian Zhilla provuan edhe integrimin e lehtë në politikë të personave me të dhëna kriminale.

Zoti Zhilla thotë se personat e përmendur po japin shpjegime publike dhe mbetet për t'u parë se si do të sillen partitë e tyre me ta.

Në zgjedhjet e ardhshme, thotë drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, K.Q.Z. do ta ketë të pamundur ta zbatojë ligjin e dekriminalizimit, sepse brenda pak ditësh do të ketë mbi tryezë rreth 40 mijë emra kandidatësh dhe është praktikisht e pamundur për të verifikuar nëse të dhënat e tyre janë të sakta apo jo.

Deklarimet e zyrtarëve mbi të kaluarën e tyre kriminale duhet të jenë një nxitje për reflektim mbi të ardhmen, sepse ato që kanë ndodhur në të kaluarën janë të ditura, thotë zoti Dervishi.

Ai thekson se e ashtuquajtura elita politike ka tashmë në moral të rrënuar.

Pavarësisht presionit të diplomatëve ndërkombëtarë, pastrimi i listave nga kandidatë të tillë, sipas zotit Zhilla, është tërësisht në dorën e kryetarëve të partive, të cilët i njohin shumë mirë personat që kandidojnë.

K.Q.Z. publikoi zyrtarisht të dhëna policore për zyrtarë qendrorë dhe vendorë, të cilat më parë diheshin dhe përmendeshin në mënyrë të pjesshme.

Forcat kryesore politike, pohojnë analistët, akuzuan si zakonisht njëra tjetrën, por asgjë më shumë se kaq ndodhi.

XS
SM
MD
LG