Lidhje

Irani nuk lejon hyrjen e inspektorëve të Agjencisë Bërthamore në zonën ushtrake Parching


Shefi i delegacionit të Agjencisë Ndërkombëtare për energjinë Bërthamore në Vjenë, Hermann Nackaerts u tha dje gazetarëve se ata po vazhdojnë dialogun me Iranin mbi programin e tij kontradiktor bërthamorë në një frymë pozitive, siç e cilësoi ai:

“Synimi ynë sot është që të arrijmë një marrëveshje për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të diskutueshme që kemi me Iranin, ku përparësi për ne mbetet sqarimi në veçanti i mundësisë së dimensionit ushtarak të programit bërthamorë në atë vend.”

Fuqitë perëndimore kanë dyshuar për një kohë të gjatë se Irani ndoshta po përpiqet të zhvillojë armë bërthamore nën pretekstin se po punon një program për energjinë civile. Por Irani i mohon këto akuza.

Një çështje kryesore në axhendën e Agjencisë për Energji bërthamore gjatë dy ditë bisedimesh është se Irani ia mohon Agjencisë qasjen në zonën ushtraka Parching në afërsi të Teheranit.

Zyrtarët dyshojnë se Irani ka ndërtuar një ambjent i cili mund të përdoret si vend ku kryhen prova shpërthyese bërthamore, dhe diplomatët perëndimor e akuzojnë Teheranin se po përpiqet të zhdukë provat para se të lejojë inspektorët e Kombeve të Bashkuara që të hyjnë brenda kësaj zone. Irani i ka hedhur poshtë këto akuza duke i cilësuar ato si qesharake.

5 vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së plus Gjermania po e ndjekin nga afër takimin në Vjenë para bisedimeve të tyre javën e ardhshme me zyrtarët iraninë në Bagdad. Grupi i quajtur P5+1 - që përfshinë Shtetet e Bashkuara, Anglinë, Francën, Rusinë dhe Kinën - po kërkon qasje në vendet ku Irani mund të ketë armë bërthamore për qëllime ushtarake.

Mark Fitzpatrick i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike i tha Zërit të Amerikës se ai pret që Irani të vazhdojë t’i bëj rezistencë Agjencisë së OKB-së për çështjet bërthamore, çka do të sillte eklipsimin e takimit të Bagdatit:

“ Irani mund të tregojë qëndrimin e tij në Vjenë nëse ai është në një pozitë kompromisi ose jo. Edhe në qoftë se Irani është i gatshëm për të bërë kompromis në bisedimet me Agjencinë e OKB-së, unë mendojë se ata do të përpiqen ta zvarrisin këtë çështje dhe do të përpiqen të përfitojnë nga ky takim kur të takohen për bisedime me partnerët e tyre në Bagdad.”

Dhe në qoftë se kjo është e vërtetë, shtoi zoti Fitzpatrick, ekziston arsyeja për të shpresuar se nga bisedimet në Bagdad do të dalë njëlloj marrëveshjeje e përkohëshme, të paktën sa për të ulur tensionin politik.

“ Këto takime nuk do të prodhojnë ndonjë zgjidhje të problemeve, por ndoshta Irani do të jetë i gatshëm për të ndërmarrë hapa të mjaftueshëm për të zbehur përshtypjen se ata po nguten për të qenë të aftë të prodhojnë armë bërthamore sa më parë që të jetë e mundur.”

Ai tha se kjo mund të lehtësojë presionin e madh që Irani ka patur gjatë raundeve të shumta të sanksioneve ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG