Lidhje

"Pasqyra e të Rrëfyemit", një titull i ri për lexuesin shqiptar


Revista "Pasqyra e të Rrëfyemit"
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:33 0:00

Një grup studiuesish të kulturës dhe arteve shqiptare sapo kanë botuar në Tiranë numrin e parë të revistës periodike “Pasqyra e të Rrëfyemit”. Revista u përurua në përvjetorin e lindjes së poetit të njohur shqiptar Martin Camaj.

Revista "Pasqyra e të Rrëfyemit"
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:33 0:00

Shkrimtari Agim Gjakova tha se letërsia shqiptare ka nevojë për një revistë të tillë, e cila nuk mban ndonjë anë të përcaktuar dhe është thjesht shqiptare për nga temat dhe problemet që trajton.

Studiuesi Hysni Ndreu redaktori përgjegjës i revistës “Pasqyra e të Rrëfyemit” thotë se botime të këtij profili po mungojnë prej vitesh në Shqipëri, dhe në qendër të saj është letërsia shqipe, e cila po zhvillohet mjaft por nuk po studiohet sa duhet në atmosferën e rënduar të tranzicionit.

Një nga drejtuesit e revistës “Pasqyra e të Rrëfyemit”, studiuesi Behar Gjoka, tha se kjo revistë po botohet këto kohë të trazuara materialiste, ndërkohë që po dëgjohen zëra kritikësh se letërsi shqipe nuk ka më, pikërisht për të treguar me forcë të kundërtën.

Autorët pjesëmarrës në numrin e parë të revistës “Pasqyra e të Rrëfyemit” kanë sjellë një numër të madh hulumtimesh mbi letërsinë dhe gjuhën shqipe, me ambicjen për të khtyer debatin profesional në qarqet letrare të vendit.

Aktualisht tregu i librit është tejmbushur me botime të panumërta, por pak ose aspak ato analizohen nga profesionistët për vlerat e tyre, madje shumë tituj nuk përmenden fare.

Pasqyra e të Rrëfyemit është një tjetër përpjekje për të bërë një pasqyrë të letërsisë shqipe dhe një studim të thelluar të saj.

XS
SM
MD
LG