Lidhje

AI, thirrje Shqipërisë të veprojë për mbrojtjen dhe respektimin e viktimave të dhunës në familje


Organizata e njohur e të drejtave të njeriut Amnesty International i bëri thirrje qeverisë së Shqipërisë të ndërmarrë veprime të shpejta për të siguruar mbrojtjen dhe respektimin e viktimave të dhunës në familje.

Me anë të një deklarate, organizata i bëri sot thirrje qeverisë të zbatojë pa vonesë rekomandimet e Avokatit të Popullit në lidhje me masat për t'u dhënë fund abuzimeve në Qendrën Kombëtare për Rehabilitimin e Viktimave të Dhunës në Familje, dhe për të përmirësuar kushtet dhe trajtimin e grave të strehuar në këtë Qendër.

Rekomandimet përfshijnë shkarkimin e drejtoreshës së Qendrës dhe masa të tjera për të siguruar mbrojtjen dhe respektin për viktimat e dhunës që strehohen atje. Amnesty International thotë se Qendra është themeluar me fonde publike dhe ndërkombëtare për të mbrojtur disa prej pjestareve më të rrezikuara të shoqërisë shqiptare. Abuzimet që janë zbuluar në Qendër, thuhet në deklaratë, nxjerrin në pah nevojën e ngutshme për monitorimin e institucioneve publike dhe për emërimin e një personeli me kualifikimet e nevojshme profesionale.

XS
SM
MD
LG