Lidhje

Avioni i Air Algerie, ushtarë francezë në Mali për hetimet


Dhjetëra ushtarë francezë ndodhen në Mali për të ndihmuar në hetimin e rrëzimit të një avioni të kompanisë Air Algerie ku humbën jetën të 118 personat në bord, duke përfshirë 51 shtetas francezë.

Aeroplani u rrëzua të enjten, kur ishte duke udhëtuar nga Burkina Faso për në Algjeri. Shkaku i tragjedisë është duke u hetuar, por zyrtarët francezë dyshojnë se një faktor kanë qenë kushtet e këqia atmosferike.

Presidenti francez François Hollande tha se është gjetur kutia e zezë e avionit që regjistron të dhënat e fluturimit dhe hetimi vazhdon.

Udhëtarët ishin 24 nga Burkina Faso, tetë nga Libani, gjashtë nga Algjeria, dhe persona nga të paktën 12 vende të tjera.

XS
SM
MD
LG