Lidhje

Akademia e çmimeve Oscar ka shpallur 9 kandidatura për filmin më të mirë


Akademia e çmimeve Oscar ka shpallur 9 kandidatura për filmin më të mirë
Akademia e çmimeve Oscar ka shpallur 9 kandidatura për filmin më të mirë

Akademia e Filmit ka shpallur 9 kandidatura për filmin më të mirë. Por vetëm njëri prej tyre do të marrë çmimin Oscar. Sipas kritikës disa prej tyre pruitet të jenë konkurentët kryesorë për çmimin më prestigjioz të kinematografisë.

Deri tani shumë të pasionuar mbas kinemasë kanë parë dramën tronditëse të Alexandër Payne “The Descendants”. Filmi tregon historinë e një avokati shumë të ngarkuar me punë i cili e gjen vehten si prind i vetëm i dy vajzave të tij ndërsa gruaja e tij është në koma mbas një aksidenti me varkë.

Filmi është kandidat për çmimin Oscar në kategorinë e Filmit më të Mirë. Alexandër Payne njihet për gjetjen e humorit edhe në skenat më tragjike; edhe kësaj rradhe ia ka arriutr...!

Montazhi i filmit është i përkryer ndërsa dialogu i ndjeshëm dhe inteligjent. Por filmit i mungon madhështia dhe kjo mund të ndikojnë për çmimin Oscar.

Filmi Hugo i Martin Scorceses ofron një vizion ëndërrues të Parisit të shekullit të 19.

Filmi shtjellon historinë e një jetimi që jeton i fshehur brenda stacionit tët trenit të Parisit dhe kurdis rregullisht orën e tij.

Hugon do ta çonin në një jetimore nëse e zbulojnë. Ky është kërcënimi kryesor i cili trajtohet gjatë gjithë filmit që i jep atij frymën e romaneve të Dickensit.

Filmi kryeson garën e çmimeve Oscar me 11 kandidatura, për regjinë, kinematografisë, dhe montazhit. Por filmi “Hugo” nuk është kandiduar për aktorin më të mirë pavarësisht elegancës dhe planeve të arrira; në të ka mungesë të energjisë emocionale.

Filmi The Help është i tejmbushur me emocione. Ai flet për shërbyeset afrikano amerikane të cilat rrezikojnë jetën e tyre duke treguar për shërbimet e tyre në shtëpitë e të bardhëve në vitet 1960 në jugun e Amerikës. Viola Davis, e cila interpreton Ainileen Clark, kandidon për aktoren më të mirë.

Filmi ka marrë vlerësimet më të larta nga Sindikata e Aktorëve të Ekranit si dhe shihet gjerësisht si kandidaturë e fortë për çmimet Oscar. Ndonëse tre nga katër kandidaturat janë vetëm për aktrimin, karakeret e forta të filmit dhe dimensioni i tij epik janë të pamundura që të anashkalohen.

“The Tree of life” është drama poetike e regjisorit Terrence Malick. Ky film spikat mes kandidaturave të tjera për kompozicionin e ndërtuar në pamjet befasuese dhe rrëfimin e pakët.

Filmi është një dramë metafizike rreth humbjes së pafajësisë, hyjnores, natyrës njerëzore dhe vdekshmërisë....!

Shumë njerëz e kanë cilësuar filmin si kryevepër. Por ai është i gjatë - rreth 3 orë - e disa e kanë cilësuar si film të butë. Fakeqësisht filmi “The Tree of Life” nuk ka një mesazh të përgjithshëm. Ai nuk jep një mbyllje simbolike dhe kjo mund të dëmtojë disi opinionin e Akademisë së filmit. Në vend të tij, votuesit mund të zgjedhin diçka më të lehtë dhe prekëse...

... siç është filmi “The Artist” i Michawel Hazanavicius. Ai renditet mbas filmit Hugo me 10 kandidatura. Por emocionet e këtij filmi janë më të larta se ato që sjell filmi Hugo dhe kolona zanore është mahnitëse. Regjisori Hazanavicius dhe grupi i aktorëve kanë dhënë një interpretim brilant të filmave pa zë të viteve 1920- 1930 në Hollywood.

Historia e një ylli kinemaje, i cili humbet shkëlqimin e tij me futjen e filmit me zë, është një përrallë suksesi, dështimesh dhe ringritjeje.

Fituesi i vërtetë i çmimeve Oscar, është shikuesi. Këto filma janë perla që pasurojnë jetën e atyre që i shohin!

XS
SM
MD
LG