Lidhje

Aksidentohet në Tetovë makina e politikanit Menduh Thaçi


Aksidentohet në Tetovë makina e politikanit Menduh Thaçi
Aksidentohet në Tetovë makina e politikanit Menduh Thaçi

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni Menduh Thaçi ka shpëtuar pa pasoja pas një aksidenti me makinën tij para një pikë-pagese rrugore në hyrje të qytetit të Tetovës. Makina Audi A8 e zotit Thaçi është përplasur pas një autobusi ndërurban. Ai nuk ka pësuar lëndime ndërsa automojeti me të cilin po udhëtonte është dëmtuar.

Njoftimi është konfirmuar edhe nga Partia Demokratike Shqiptare, e cila ka bërë të ditur se nuk bëhet fjalë për një aksindent serioz dhe se shkaku ka qenë moti i keq, dëbora dhe rrugët e rrëshqitshme. Ndërsa policia thotë se nuk është respektuar distanca mes automjeteve në autostradë dhe si rezultat është shkaktuar aksidenti. Vetë udhëheqësi opozitar Menduh Thaçi nuk ka bërë komente në lidhje me rastin.

XS
SM
MD
LG