Lidhje

Akte dhune sot në Siri, shtatë të vrarë


Të paktën shtatë vetë janë vrarë sot në Siri në akte dhune mes forcave qeveritare dhe kryengritësve kundër regjimit të Presidentit al-Asad.

Shoqata Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se të paktën 3 civilë mbetën të vrarë gjatë sulmeve me artileri dhe armë zjarri nga forcat qeveritare siriane. Ndërkaq, burime qeveritare thonë se 4 pjesëtarë të forcave të sigurisë, përfshirë një kolonel, janë vrarë në Damask.

Në zhvillime të tjera, një video e publikuar në internet thotë se grupi militant Fronti Al-Nusra është përgjegjës për dy shpërthime të fuqishme të enjten në Damask, që lanë të vrarë të paktën 55 vetë.

Analisti i zhvillimeve në Lindjen e Mesme, M.J. Gohen thotë se ky grup filloi të dalë në skenë kohët e fundit.

XS
SM
MD
LG