Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad dhe shumë figura të rrethit të tij të ngushtë janë alavitë, një grup fetar që përbën rreth 12 për qind të popullsisë në Siri. Grupet paramilitare alavite, të njohura si shabiha janë fajësuar shpesh për masakrat më të rënda në zonat e rezistencës. Por shumë alavitë në Siri dhe Turqinë fqinje thonë se nuk kanë lidhje me aktet e dhunës. Korrespondenti Henry Ridgwell shkoi në zonën kufitare mes Sirisë dhe Turqisë dhe gjeti shumë alavitë besnikë të Presidentit Asad.
Brenda një objekti kulti për alavitët në qytetin Gaziantep në Turqi, pranë kufirit me Sirinë, dëgjohet muzikë dhe praktikohen rituale që janë të panjohura për shumë besimtarë myslimanë që nuk i përkasin grupimit alavit. Alavitët shprehen se besimi i tyre nuk kuptohet si duhet dhe konflikti në Siri po i vështirëson gjërat.
Drejtuesi i faltores alavite, Husein Keskin, thotë se qeveria turke ka dalë në anën e kundërt të alavitëve. Ai thotë se me përkrahjen që ka shfaqur qeveria turke ndaj elementëve të caktuar në Siri, ajo po e keqëson situatën. Keskin ankohet se pakica alavite vuan në Turqi:
"Qeveria na sheh si grup që ndryshon prej tyre. Ata kurrë nuk kujdesen për problemet tona”.
Opinione të tilla pasqyrojnë shqetësimet e alavitëve në Siri. Nëse Presidenti Asad, vetë i besimit alavit, rrëzohet nga pushteti, shumë pakica, përfshirë të krishterët dhe druzhët shprehen të shqetësuar për dominimin e sunive. Anëtarët e opozitës thonë se qeveria siriane e ka cilësuar kryengritjen si një revoltë e sunive radikalë, së cilës duhet t’i kundërvihen alavitët.
Qyteti turk i Antakias pranë kufirit ka një përzierje të ngjashme etnike. Në pazar, kriza në Siri është tema kryesore e bisedave. Shitësi i erëzave Servet Duzgun thotë se Turqia e ka keqësuar situatën në Siri:
"Unë jam alavit, por nuk mendoj se përkatësia etnike apo fetare duhet të ketë shumë rëndësi, por vlerat humane”.
Ajo që i bashkon shumë nga shitësit në këtë pazar të lashtë, është rënia e vëllimit të biznesit që kur filloi konflikti. Antakya ishte dikur destinacion për sirianët që shkonin për të blerë. Por tani shumë pak prej tyre e marrin këtë rrugë. Thaer Abboud ishte ndër ata që kanë ardhur në pazar. Abboud është alavit, megjithatë ai ka qenë aktivist pro-demokracisë për vite me radhë para fillimit të kryengritjes.
"Sidomos kur je alavit, bëhesh shumë i rrezikshëm për to. Duan të të ndëshkojnë dyfish”.
Abboud thotë se vjet e burgosën dhe torturuan për disa muaj, para se ai të arratisej në Turqi:
"E gjithë forca revolucionare është civile. Ka të krishterë, alavitë, druzhë, suni. Mund të vrasësh një apo mijëra prej tyre, por nuk mund të vrasësh ideologjinë. Ata e kanë kot që përpiqen të vrasin këtë ideologji për revolucion”.
Abboud thotë se revolucioni sirian nuk ka si objektiv synime fetare apo racore. Revolucioni synon të rrëzojë diktatorin. Ai beson se së shpejti do të ketë mundësi të kthehet në një Siri të lirë.