Lidhje

14 të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri të ushtrisë turke në Kabul


Ushtria turke njofton se një prej helikopterëve të saj u rrëzua mbi një shtëpi në periferi të Kabulit duke shkaktuar vdekjen e 12 ushtarëve turq në bord si dhe të paktën të dy personave në tokë. Autoritetet thonë se helikopteri, prodhim i firmës Sikorsky, ishte me mision në kuadër të forcave të NATO-s.

Ministri i Jashtëm i Turqisë Ahmet Davutoglu tha se helikopteri u rrëzua ndërsa po përpiqej të bënte një ulje të detyruar emergjence. Zyrtarët afganë thonë se nga rrëzizmi i tij humbën jetën dy fëmijë që ishin në shtëpi.

Aleanca e NATO-s tha se kanë filluar hetimet për shkaqet e rrëzimit, por njoftimet paraprake lenë të kuptohet se në kohën e rrëzimit, në zonën aty pranë, nuk ka patur aktivitet të forcave armike. Turqia ka 1 mijë e 800 trupa në Afgnaistan në kuadër të NATO-s. Misioni i Turqisë është i kufizuar në patrullime dhe forcat e saj nuk marrin pjesë në operacione luftarake.

XS
SM
MD
LG