Lidhje

10 vjetori i ndërhyrjes së forcave aleta në Afganistan


10 vjetori i ndërhyrjes së forcave aleta në Afganistan
10 vjetori i ndërhyrjes së forcave aleta në Afganistan

Sot mbushen 10 vjet nga ndërhyrja nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara në Afganistan, që rrëzoi nga pushteti talebanët. Ndërhyrja në Afganistan filloi më pak se një muaj pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit ndaj Shteteve të Bashkuara.

NATO thotë se planet e saj për t’i dorëzuar përgjegjësitë e sigurisë qeverisë afgane janë në vijim, ndërkohë që qindra njerëz protestuan në Kabul me kërkesat për tërheqjen e menjëherëshme të forcave ndërkombëtare në prag të 10 vjetorit të ndërhyrjes ushtarake nën komandën e Shteteve të Bashkuara.

Koalicioni ka filluar t’i dorëzojë detyra të rëndësishme të sigurimit ushtrisë dhe policisë afgane nëpërmjet një procesi gradual që do të përfundojë në fund të vitit 2014 me largimin e të gjitha trupave të huaja nga vendi.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen tha se beson që procesi kalimtar nuk do të pengohet. Por që kur filloi ky proces kryengritësit kanë kryer një numër sulmesh dhe vrasjesh të figurave të njohura afgane.

XS
SM
MD
LG