Lidhje

Karzai miraton një gjykatë speciale për hetimin e zgjedhjeve parlamentare


Karzai miraton një gjykatë speciale për hetimin e zgjedhjeve parlamentare
Karzai miraton një gjykatë speciale për hetimin e zgjedhjeve parlamentare

Afganistani do të ngrejë një gjykatë speciale për të dëgjuar ankesat për manipulim të ngritura në lidhje me zgjedhjet e diskutueshme parlamentare.

Një këshilltar tha sot se Presidenti Hamid Karzai ka miratuar një kërkesë të Gjykatës së Lartë për të ngritur gjykatën me 5 anëtarë.

Zoti Karzai ka premtuar të mbledhë një parlament të ri më 20 janar, më shumë se 4 muaj pas zgjedhjeve të 18 shtatorit.

Rezultatet përfundimtare për Dhomën e Ulët me 249 vende nuk u njoftuan deri më 1 dhjetor.

Zyrtarët e zgjedhjeve e vonuan publikimin e rezultateve deri në rishikimin e afro 5000 ankesave për manipulime, përfshirë vjedhje votash dhe frikësimin e votuesve nga krerë fisesh lokale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve skualifikoi afro 1 të katërtën e votave dhe 24 nga kandidatët fitues.

Në bazë të rezultateve, pritet që zoti Karzai të ketë më pak mbështetje në këtë parlament krahasuar me të mëparshmin.

XS
SM
MD
LG