Lidhje

Komisioni afgan i zgjedhjeve skualifikon 19 kandidatë fitues


Komisioni afgan i zgjedhjeve skualifikon 19 kandidatë fitues
Komisioni afgan i zgjedhjeve skualifikon 19 kandidatë fitues

Komisioni afgan për vëzhgimin e zgjedhjeve thotë se ka skualifikuar 19 kandidatë që fituan në zgjedhjet parlamentare, pasi u zbuluan prova që mbështesin akuzat për manipulime.

Komisioni tha sot se kandidatët që dolën në vend të dytë dhe që do të kishin përfituar nga skualifikimet e sotme, gjithashtu u skualifikuan për të njëjtat arsye.

Një zyrtar tha se kandidatët nuk kanë të drejtën ta apelojnë vendimin.

Komisioni ka shqyrtuar rreth 2 mijë e 500 ankesa që konsideroheshin si serioze, pas zgjedhjeve të 18 shtatorit.

Votimet për parlamentin me 249 vende janë ndjekur me vëmendje nga aleatët perëndimorë të Presidentit Hamid Karzai, si provë e angazhimit të udhëheqësit afgan për të reformuar qeverinë e tij të korruptuar.

XS
SM
MD
LG