Lidhje

Gjenerali Petreas merr komandën e 140 mijë trupave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan


Gjenerali Dejvid Petreas mori zyrtarisht komandën e 140 mijë trupave të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s në Afganistan.

Në një ceremoni që u zhvillua sot për ndërrimin e komandës në selinë e Forcës Ndërkombëtare për Sigurinë dhe Asistencën në Kabul, gjenerali Petreas tha se lufta gati 9-vjeçare ka mbërritur në një pikë kritike dhe trupat duhet t’i përgjigjen sfidës.

Dejvid Petreas zëvendësoi gjeneralin Stenli Makristëll, i cili u shkarkua muajin e kaluar për gjuhën e papërshtatshme që ai dhe ndihmësit e tij kishin përdorur për eprorët civilë që u bënë publike në një artikull të revistës “Rolling Stone”.

Gjenerali Petreas tha se ndryshimi i komandës nuk sinjalizon ndonjë ndryshim në strategjinë e luftës dhe në misionin ushtarak në Afganistan.

Petreas mbërriti të premten në Kabul. Ai është nën presion për të shtypur kryengritjen e talebanëve, ndërkohë që i duhet të hartojë strategjinë e largimit të trupave amerikane nga vendi vitin e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG