Lidhje

SHBA kërkojnë sqarime nga autoritetet skoceze mbi lirimin vjet të al-Megrahit


SHBA kërkojnë sqarime nga autoritetet skoceze mbi lirimin vjet të al-Megrahit
SHBA kërkojnë sqarime nga autoritetet skoceze mbi lirimin vjet të al-Megrahit

Ligjvenësit amerikanë thonë se ata ende kërkojnë përgjigje nga zyrtarët skocezë, një vit pas lirimit të personit të dënuar për hedhjen në erë të aeroplanit të kompanisë Pam Am mbi Lockerbie të Skocisë me 1988.

Senatori Robert Menendez u tha gazetarëve në New York se ekziston një “mjegull dyshimi” mbi lirimin e libianit Abdel Basset al-Megrahi.

Ai tha se familjet e viktimave do të vazhdojnë të vuajnë deri sa Skocia dhe Libia të vertetojnë pohimet e një hetimi të pavarur se çështjet tregëtare nuk kanë luajtur ndonjë rol në lirimin e al-Megrahit.

Skocia e liroi al-Megrahin në gusht të vitit të kaluar, pasi ai kaloi tetë vjetë në burg nga dënimi për rolin që ai luajti në bombardimin e aeroplanit që shkaktoi vdekjen e 270 personave përfshirë 189 amrikanë.

Ministri skocez Alex Salmond tha sot, se vendimi për lirimin e Abdfel Baset al-Megrahit, i sëmurë me kancer, u bë në një shenjë vullneti të mirë, bazuar në parashikimin e mjekëve se atij i kishin mbetur vetëm disa muaj jetë. Al-Megrahi u kthye në Libi vitin e kaluar ku u prit si hero.

XS
SM
MD
LG