Lidhje

Zbulimi i një forme të re të jetës nga NASA mund të ketë ndikim të madh


Zbulimi i një forme të re të jetës nga NASA mund të ketë ndikim të madh
Zbulimi i një forme të re të jetës nga NASA mund të ketë ndikim të madh

Agjensia amerikane e hapësirës ka zbuluar një formë të re jete këtu në Tokë. Shkencëtarët e NASA-s, duke punuar me një grup nga universiteti i Arizonës, thanë dje se kanë gjetur bakterie që zhvillohen në arsenik, një element që normalisht është helmues. Sipas tyre, ky zbulim mund të ketë ndikime të mëtejshme, duke përfshirë dhe mënyrën që shkencëtarët kërkojnë jetë në planetete e tjera.

Nuk bëhet fjalë për takim me jashtëtokësorët.

Por NASA beson se ekzistojnë shpresa të reja për të gjetur jetë përtej planetit tonë.

“A jemi të vetëm në gjithësi, pyet shkencëtarja e NASË-s Felisa Ullf Simon. A nuk është e çuditshme që ne nuk e dimë përgjigjen e kësaj pyetjeje?”

Ne gjithnjë kemi kërkuar jetë jashtë tokës që përputhet me AND-në tonë.

Tani shkencëtarët besojnë se fosfori që gjendet në çdo gjë të gjallë nuk është patjetër shenja e vetme e jetës.

Njoftimi u bë pas një studimi dy-vjeçar në Kaliforni, ku u gjet një bakterie, e cila rritet edhe në arsenik, një element mjaft helmues.

“Ky është një zbulim i madh që do të ndryshojë mendimin tonë për jetën,” thotë shkencëtarja e NASË-s, Meri Vojtek.

“Ne ende nuk e dimë se çfarë e bën një planet të mos jetë i banueshëm,” thotë studiuesja Pam Konrad.

Ky zbulim tregon se këtu në tokë mund të kemi një biosferë të dytë, një formë tjetër jete me AND krejt të ndryshme.

“Nëse ne i hapim dyert një jete tjetër këtu në tokë, atëherë ku ta dish se ku mund të çojë kjo,” thotë zonja Wolfe-Simon.

NASA beson se zbulimi mund të ketë ndikime të largëta.

Edhe pse mund të mos ketë ardhur ende koha që të flasim për takime me jashtëtokësorë.

XS
SM
MD
LG