Lidhje

Hidhet në treg modeli i ri iPad 3


Blerës të shumtë zunë radhë sot në mëngjes para njësive të shitjes të firmës Apple në mbarë botën për të blerë prodhimin e fundit të saj, modelin e ri të iPad-it. Disa blerës kishin shkuar në radhë pas mesnate, disa orë para hapjes së dyqaneve.

iPad 3, modeli i fundit i këtij kompjuteri-tabletë, kushton nga 499 deri në 800 dollarë dhe sipas firmës Apple, ai ka një mikroprocesor më të fuqishëm, që përmirëson shfaqjet e imazheve si dhe një rrjet të ri interneti pa tel që e bën më të shpejtë transferimin e të dhënave.

Firma Apple ,një nga më të mëdhatë në botë, kontrollon rreth 60 përqind të tregut të kompjuterave-tabletë në të gjithë botën dhe shpreson që modeli i ri, do t’i japë një përqindje edhe më të madhe tregu. Apple thotë se deri tani ka shitur 55 milionë tableta. Sipas një analisti të tregjeve, vetëm sot Apple mund të shesë mbi 1 milionë nga modeli i ri i iPad-ve.

XS
SM
MD
LG