Lidhje

Argjentinë: Shkëputet një masë e madhe akulli nga akullnaja Perito Moreno


Turistët në Santa Cruz të Argjentinës kanë përjetuar dje një përvojë krejtësisht të veçantë, ndërsa kanë parë një fenomen natyror shumë interesant: shkëputjen e një pjese të akullnajës Perito Moreno dhe rënien e saj në liqenin Argjentina.

Akullnaja më e famshme në Argjentinë njihet për vjetërsinë dhe kompaktësinë e shtresave të akullit. Vëllimi i saj ka mbetur relativisht i paprekur, ndërsa akullnajat e tjera kanë humbur vëllim.

Ajsbergu gjigand mbulon një sipërfaqe prej rreth 200 kilometra katrorë dhe ngrihet rreth 70 metra mbi nivelin e detti. Akullnaja Perito Morena në mënyrë të vazhdueshme zhvendoset drejt liqenit Argjentina, çka po shkakton përgjysminin e saj. Copëtimi i fundit i akullnajës ka ndodhur në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG