Lidhje

Ilaçi Avandia kundër diabetit do të qëndrojë në treg, por me disa kufizime


Ilaçi Avandia kundër diabetit do të qëndrojë në treg, por me disa kufizime
Ilaçi Avandia kundër diabetit do të qëndrojë në treg, por me disa kufizime

Një komision federal për mjeksinë rekomandoi dje se Avandia, një ilaç kundër diabetit, që ka ngjallur shumë debate, as nuk duhet të tërhiqet nga tregu dhe as të mos kufizohet ndjeshëm shitja. Ilaçi thuhet se shton rreziqet për goditje në zemër.

Komisioni votoi për këtë içal, pas dy ditë diskutimesh shkencore, duke i dhënë një goditje të rëndë kompanisë GraxoSmithKline, e cila prodhon Avandian. Ajo thotë se Avandia është një içal i sigurtë dhe një alternativë e nevojshme për të kuruar diabetin.

Por anëtarët e komisionit shprehën skepticizëm të madh rreth kredibilitetit të kompanisë GraxoSmithKline, pasi u ngritën pikpyetje rreth analizave të saj klinike.

Rreth 23 milionë amerikanë vuajnë nga diabeti. Për trajtimin e kësaj sëmundjej ekzistojnë shumë barna. Por Avandia është ilaçi më i përdorur për të mbajtur të ulët nivelin e sheqerit në gjak.

XS
SM
MD
LG