Lidhje

OKB i bën thirrje Bjellorusisë të lirojë opozitarët e burgosur


OKB i bën thirrje Bjellorusisë të lirojë opozitarët e burgosur
OKB i bën thirrje Bjellorusisë të lirojë opozitarët e burgosur

Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut po i bën thirrje Bjellorusisë të lirojë kandidatët e opozitës dhe përkrahësit e tyre, të cilët u arrestuan gjatë protestave pas-zgjedhore të dielën dhe dje në kryeqytetin e vendit, Minsk.

Zoti Nevi Pilej shprehu sot “shqetësim të thellë”, pasi autoritetet në Bjellorusi futën në burg rreth 600 persona të përfshirë në protestat kundër rizgjedhjes së Presidentit Alexander Lukashenko. Sipas njoftimeve nga Minsku, të ndaluarit u futën në burg me afate deri 15 ditësh.

Mes të arrestuarve dje ishin 7 nga 9 kandidatët presidencialë të opozitës, mes tyre edhe poeti 64-vjeçar Vladimir Neklajev, i cili u rrah derisa humbi ndjenjat, u çua në spital dhe më pas u njoftua se policia sekrete e mori nga spitali dhe e izoloi në një qeli.

Autoritetet nuk kanë bërë komente për gjendjen e zotit Neklajev. Që nga ajo kohë janë liruar dy kandidatë të tjerë të burgosur.

Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut u bëri thirrje autoritetev në Bjellorusi të lirojnë cilindo që nuk është përfshirë, apo nuk ka bërë thirrje për dhunë.

XS
SM
MD
LG