Lidhje

Koalicioni i Berluskonit fiton bindshëm në zgjedhjet rajonale


Rezultatet përfundimtare të votimeve tregojnë se koalicioni i qendrës së djathtë i kryeministrit italian Silvio Berluskoni ka fituar bindshëm në zgjedhjet rajonale të mbajtura këtë javë. Rezultatet tregojnë se partia e Lirisë së Popullit të zotit Berluskoni dhe aleatja e saj, Lidhja e Veriut e cila është kundër imigracionit, kishin fituar gjashtë rajone, duke përfshirë katër të fituara nga opozita e qendrës së majtë. Këtu përfshihet fitorja në rajonin e Lacios e cila përfshin Romën. Kryeministri thotë se rezultatet do ta ndihmojnë qeverinë e tij të kryejë reformat e nevojitura për të modernizuar vendin gjatë tre viteve të mbetura të mandatit të tij. Pjesëmarrja përfundimtare ishte 64 përqind, tetë përqind më pak nga votimet e fundit rajonale në vitin 2005.

XS
SM
MD
LG