Lidhje

Bajden: Uashingtoni i vendosur për instalimin në Evropë të sistemit antiraketë


Bajden: Uashingtoni i vendosur për instalimin në Evropë të sistemit antiraketë
Bajden: Uashingtoni i vendosur për instalimin në Evropë të sistemit antiraketë

Nënpresidenti amerikan Xho Bajden tha sot se Uashingtoni mbetet i vendosur për instalimin në Evropë të sistemit të tij antiraketë për t'ju kundërvenë rrezikut të programit bërthamor të Iranit dhe raketave të tij me rreze të gjatë veprimi.

Zoti Bajden tha në Parlamentin Evropian se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vazhdojnë të qendrojnë përkrah njëri-tjetrit në masat për të mos e lejuar Iranin të prodhojë armë bërthamore.

Zoti Bajden tha se programi bërthamor i Iranit shkel detyrimet që ka Teherani në bazë të Traktatit të Mospërhapjes së Armëve dhe rrezikon të ndezë një garë bërthamore në Lindjen e Mesme.

Irani e mohon se përpiqet të prodhojë armë bërthamore dhe ngul këmbë se i vetmi vende me armë të tilla në rajon është Izraeli.

Zoti Bajden tha se përballë kërcënimit që përbën Irani, Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara ndaj sigurimit të të gjithë aleatëve prandaj ato edhe po instalojnë programin e mbrojtjes nga raketat.

XS
SM
MD
LG