Lidhje

Kameron urdhëron rishikimin e dokumentacionit qeveritar mbi lirimin e al-Megrahit


Kameron urdhëron rishikimin e dokumentacionit qeveritar mbi lirimin e al-Megrahit
Kameron urdhëron rishikimin e dokumentacionit qeveritar mbi lirimin e al-Megrahit

Kryeministri britanik David Cameron ka urdhëruar një rishikim të dokumentacionit të qeverisë së tij mbi lirimin e autorit të sulmit të avionit në Lockerbi pas takimit me presidentin amerikan Barack Obama.

Zoti Cameron i ka kërkuar sekretarit të kabinetit të tij të shqyrtojë informacionet shtesë të publikuara nga një hetim i mëparshëm mbi lirimin e libianit Abdel Base al-Megrahi. Megjithatë kryeministri tha se ai nuk do të kërkonte hapjen e një hetimi të ri.

Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, zoti Cameron kundërshtoi thirrjet amerikane për një hetim lidhur me mbështetjen e mundshme të gjigandit të naftës BP për lirimin e autorit të shpërthimit. Ai tha se nuk ka asnjë tregues se kompania britanike BP loboi për lirimin e al-Megrahit.

Një politikani njohur skocez tha sot se gjinandi i naftës nuk ka patur ndikim në lirimin e al-Megrahit. Disa senatorë amerikanë kanë akuzuar BP se ka shtyrë zyrtarët të lirojnë al-Megrahin për të mbrojtur një marrëveshje biznesi me Libinë.

XS
SM
MD
LG