Deri në Krishtlindje mbetet më pak se një muaj dhe konsumatorët në Britani po njoftohen se këtë vit mund ta kenë të vështirë të blejnë pemën e Krishtlindjes që do të dëshironin.
Për shkak të dëmeve që kanë pësuar fidanët dhe rënies së vlerës së paundit, vetëm 200 mijë pemë do të importohen këtë vit nga Danimarka, në mkrahasim me rreth 1 milion që janë importuar vitet e tjera.
Megjithatë, disa fermerë të Uellsit po përpiqen të përfitojnë nga këto mungesa, duke shkëmbyer bagëtitë e tyre me bredha të krishtlindjes. Kjo nënkupton se çmimet e pemëve këtë vit do të jenë më të larta.
Në Londër, disa shitës me pakicë ofrojnë pemë të krishtlindjes me çmimin 140 dollarë copa.
Rënia e vlerës së Paundit në krahasim me Euron ka bërë që fermerët evropianë të dërgojnë tani më shumë bredha drejt vendeve të tilla si Rusia, ku tregu është më fitimprurës.