Lidhje

Britania dënon Izraelin për vrasjen në Dubai


Britania dënon Izraelin për vrasjen në Dubai
Britania dënon Izraelin për vrasjen në Dubai

Britania e Madhe tha se do të dëboj një diplomat izraelit për shkak të pohimeve se agjentët izraelit kanë përdorur pasaporta të fallsifikuara britanike për vrasjen e një militanti palesitnez në Dubai në fillim të këtij viti.

Sekretari i jashtëm britanik David Miliband bëri sot e bëri publik lajmin për dëbimin e diplomatit izraelit. Ai tha se ky vendim u mor pas hetimeve të hollësishme nga autoritetet britanike sipas të cilave pjesëmarrja e diplomatit izrael në fallsifikimin e dokumenteve është e “mundshme.”

Izraeli as nuk i ka konfirmuar dhe as nuk i mohuar këto akuza. Ambasadori izraelit Ron Prosor, duke folur pak pas njoftimit mbi dëbimin e diplomatit izraelit, tha se vendi i tij është i zhgënjyer me vendimin e qeverisë britanike.

Në Jeruzalem, ligjvënësi Arieh Eldad e quajti hipokrizi vendimin britanik. Ai tha se Britania e Madhe nuk ka të drejtë, sipas fjalëve të tij, të “ndërhyjë në luftën e Izraelit kundër terrorizmit.”

Dubai ka akuzuar agjentët e shërbimit sekret izraelit Mossad për vrasjen e Mahmoud al-Mabhouh në një hotel të vendit në muajin Janar.

XS
SM
MD
LG