Lidhje

Birmania mban zgjedhjet e para në dy dekada


Birmania mban zgjedhjet e para në dy dekada
Birmania mban zgjedhjet e para në dy dekada

Birmania po mban zgjedhjet e para në dy dekada, një votim që kritikët thonë se synon mbajtjen në pushtet të sundimtarëve ushtarakë.

Partitë e opozitës thonë se janë bërë manipulime masive në zgjedhje dhe fuqitë kryesore të botës i kritikuan ato se nuk kanë qenë të drejta dhe të lira. Media shtetërore e Birmanisë bëri të njohur një pjesë të rezultateve paraprake disa orë pasi u mbyllën votimet, duke deklaruar fitoren e disa kandidatëve me lidhje me ushtarakët, të cilët nuk patën rivalë në votime. Zgjedhjet mbahen për Parlamentin prej dy dhomash dhe për 14 asamble rajonale.

Sipas njoftimeve nga kryeqyteti komercial i vendit, Rangun, pjesëmarrja në votime ishte e vogël dhe rrugët ishin të qeta, ndërsa policia patrulloi rrugët kryesore. Ushtria e Birmanisë ndaloi shumicën e gazetarëve të huaj dhe vëzhguesit ndërkombëtarë t’i monitorojnë votimet. Autoritetet e ndaluan një gazetar japonez të agjencisë së lajmeve AFP me bazë në Tokio, që hyri në qytetin juglindor të vendit Majqedi, nga Tailanda, për mbulimin e zgjedhjeve. Kushtetuta e Birmanisë ia rezervon një të katërtën e vendeve në Parlamentin Kombëtar juntës ushtarake që e qeveris vendin prej rreth 5 dekadash.

Me fillimin e votimeve, Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton u tha studentëve të Universitetit të Melburnit në Australi se problemet e zgjedhjeve dëshmojnë për abuzimet e juntës ushtarake.

XS
SM
MD
LG