Lidhje

Këngëtarja Selin Dion lind binjakë


Këngëtarja Selin Dion lind binjakë
Këngëtarja Selin Dion lind binjakë

Këngëtarja e mirënjohur Selin Dion ka përmbushur më së fundi ëndrrën e saj për t'u bërë përsëri nënë. Ajo lindi 2 binjakë, një djalë dhe një vajzë. Bashkëshorti i saj, Rene Anxhelil, i cili është njëkohësisht edhe menaxheri i këngëtares e konfirmoi sot njoftimin, së bashku me mjekun e këngëtares 42-vjeçare, në spitalin St. Mary's Medical Center në Palm Beach të Floridës.

Cifti Angelil-Dion kanë një djalë 9-vjecar, por këngëtarja ishte shprehur prej kohësh që donte femijë të tjerë. Binjakët lindën një muaj më herët. Selin pritej të lindte në nëntor, por u shtrua në spital për kontroll, pas disa shqetësimeve që siç duket rezultuan në lindjen e parakohëshme të binjakëve.

Selin Dion, me origjinë nga Kebeku i Kanadasë, ka fituar pesë herë çmimin Grammy dhe ka shitur miliona disqe të këngëve të saj, kryesisht të interpretuara në anglisht. Në fillim të këtij viti ajo njoftoi se po kthehet në Las Vegas për një kontratë 3-vjecare me hotelin Ceasar's Palace, ku do të interpretojë në koncerte të rregullta.

XS
SM
MD
LG