Lidhje

Kongresi amerikan shqyrton masa për t'i imponuar Kinës rritjen e vlerës së juanit


Kongresi amerikan shqyrton masa për t'i imponuar Kinës rritjen e vlerës së juanit
Kongresi amerikan shqyrton masa për t'i imponuar Kinës rritjen e vlerës së juanit

Anëtarët e Kongresit amerikan, po shqyrtojnë përsëri propozimet për vendosjen e tarifave ndaj mallrave kineze ose marrjen e masave të tjera, për të detyruar Pekinin të heqë dorë nga manipulimi i monedhës.

Ligjvenësi Tim Rajen, tha të mërkurën se monedha kineze tregtohet rreth 40 përqind nën vlerën e saj reale, duke u dhënë kështu mallrave të prodhuara në Kinë një avantazh të padrejtë në tregjet botërore. Ligjvenësi Rajen tha se Kongresi amerikan duhet të miratojë ligje për të shtuar trysninë ndaj Kinës të ndryshojë politikat e saj monetare.

Por ligjvenësja, Lin Xhenkins, përfaqësuese e Kansasit, shtet i cili eksporton artikuj bujqësore me një vlerë prej miliarda dollarësh në Kinë, u bëri thirrje ligjvenësve të tjerë, që me masat e tyre të mos dëmtojnë ekonominë amerikane. Ligjvenësja Jenkins tha se eksportet bujqësore drejt Kinës po shtohen dhe përmes tyre mbahen të punësuar qindra mijëra vetë në Amerikë.

Ndërkohë po të mërkurën, pas takimit me zyrtarët e lartë kinezë, presidenti i Bankës Botërore, Robert Zellik, tha se një monedhë e fortë do të ndihmonte Kinën të kryente disa nga reformat e nevojshme ekonomike, por nuk do të zgjidhte gjithë mosmarrëveshjet e Pekinit me partnerët tregëtarë.

Zoti Zellik tha se një monedhë e fortë do të ndihmonte në shtimin e shpenzimeve nga konsumatorët në Kinë dhe do ta bënte zhvillimin ekonomik të vendit më pak të varur nga eksportet dhe do të ndihmonte konsumatorët kinezë të blinin mallrave të importuara.

XS
SM
MD
LG