Lidhje

Mbi 760 të vrarë nga tërmeti në Kinë


Mbi 760 të vrarë nga tërmeti në Kinë
Mbi 760 të vrarë nga tërmeti në Kinë

Punonjësit e emergjencës në Kinën perëndimore po kërkojnë në mes të ftohtit të mbijetuar të tjerë nga tërmeti i fuqishëm i kësaj jave që shkaktoi vdekjen e të paktën 760 njerëzve dhe la mijëra të tjerë pastrehë.

Më shumë se 11 mijë veta janë plagosur dhe mbi 243 të tjerë figurojnë të humbur pas tërmetit të djeshëm prej 6,9 ballësh, i cili rrëzoi ndërtesa, shkatërroi rrugë dhe prishi linja telefonike në provincën Çinghai, në kufi me Tibetin.

Shumë ndërtesa shkollash u shkatërruan duke lënë studentë të varrosur nën rrënoja. Agjencia zyrtare kineze e lajmeve Sinhua tha se 66 studentë dhe 10 mësues ishin vrarë nga tërmeti.

Kryeministri kinez Wen Jiabao vizitoi rajonin dje për të parë nga afër dëmet dhe u takua me të mbijetuarit. Presidenti Hu Jintao ndërpreu një vizitë në Amerikën Latine për t’u kthyer në vend.

XS
SM
MD
LG