Lidhje

Kryeministri Gjiabao: Kina mbështet stabilitetin e euros


Kryeministri Gjiabao: Kina mbështet stabilitetin e euros
Kryeministri Gjiabao: Kina mbështet stabilitetin e euros

Kryeministri kinez Uen Xhiabao u tha ligjvënësve grekë se Pekini mbështet qëndrueshmërinë e EURO-s dhe se nuk do t’i pakësojë stoqet evropiane. Në fjalën që mbajti në parlamentin grek, zoti Wen tha se Kina po përpiqet ta përmirësojë mjedisin e investimeve, të mbrojë pronën intelektuale dhe të zhvillojë bashkëpunimin në fushën e teknologjisë.

Të shtunën zoti Uen u takua në Athinë me kryeministrin grek Xhorxh Papandreu dhe më pas, e cilësoi Greqinë një nga partnertët më të mirë në Evropë. Udhëheqësi kinez tha se Pekini do të blejë aksione nga qeveria greke, kur kjo e fundit të fillojë përsëri të bëjë para në tregjet financiare.

Ai po ashtu nënshkroi marrëveshje që synojnë zgjerimin e tregtisë dhe për të ndihmuar në fuqizimin e industrisë greke të ndërtimit të anijeve. Kryeministri grek e falënderoi Kinën për mbështetjen, duke thënë se marrëveshjet e saponënshkruara do të kenë një ndikim të rëndësishëm.

XS
SM
MD
LG