Lidhje

Shtetet e Bashkuara dhe Kina hapin bisedimet strategjike dhe ekonomike të nivelit të lartë


Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë hapur një takim të nivelit të lartë që synon të forcojë marrëdheniet e tyre të gjera ekonomike dhe nganjëherë të tensionuara, ndonëse rendësia e ketij takimi është lënë në hije nga situata me Korenë e Veriut.

Sot në fjalën hapëse, Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton i bëri thirrje Kinës për bashkëpunim në trajtimin e situatës berthamore me Iranin dhe fundosjes së anijes së Koresë së Jugut për të cilën fajësohet Koreja e Veriut. Duke theksuar shqetësimet për të drejtat e njeriut, zonja Klinton tha se dy vendet e fuqishme nuk do të bien dakord në çdo çështje, por do ti diskutojnë hapur ato.

Presidenti kinez Hu Gjintao tha në ceremonitë hapëse se dy fuqitë globale duhet të përmirësojnë kordinimin e politikave ekonomike. Megjithatë, ai tha se Kina do të vazhdojë gradualisht të reformojë kursin e kembimit të monedhës së saj.

Uashingtoni e akuzon Pekinin se e ka mbajtur artificialish të ulët vlerën e monedhës së tij për të bërë më të lira eksportet kineze në tregjet botërore, diçka kjo që hidhet poshtë nga Kina.

Sekretraja Klinton po kryeson një delegacion prej 200 zyrtarësh shtetëror, mes tyre edhe Sekretari amerikan i Thesarit Timothy Geithner. Ata do të marrin pjesë në takime dy ditore ekonomike dhe politike me homologët kinezë në Sallën e Madhe Popullore të Pekinit.

XS
SM
MD
LG