Lidhje

Klinton në Armeni në përpjekje për të ulur tensionet me Azerbajxhanin për rajonin Nagorni Karabah


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ndodhet në Armeni, në përpjekje për të ulur tensionet mes qeverisë së Jerevanit dhe Azerbajxhanit lidhur me rajonin e kontestuar të Nagorni Karabahut.

Në komentet para bisedimeve me zonjën Klinton, Presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisjan tha se ky konflikt është çështja më e rëndësishme për vendin e tij.

Ndërkohë, Presidenti i Azerbjxhanit, Ilham Alijev i kërkoi sot me këmbëngulje zonjës Klinton që Shtetet e Bashkuara të ndihmojnë në zgjidhjen e konfliktit të Nagorni-Karbahut me Armeninë. Zoti Alijev tha se konflikti i Karabahut është kërcënimi më i madh për sigurinë rajonale.

Të dy zyrtarët zhvilluan një takim privat në Baku dhe më pas zonja Klinton tha se Uashingtoni është i gatshëm t'i ndihmojë të dy vendet të arrijnë një paqe të qendrueshme.

Rajoni i Nagorni-Karabahut, i banuar kryesisht nga armenët dhe që ndodhet në teritorin e Azerbajxhznit, ka qënë nën kontrollin e Armenisë që nga vendosja e armëpushimit në vitet 90-të, i cili i dha fund luftës që u kushtoi jetën 35 mijë njerëzve.

Sekretarja Klinton diskutoi me zotin Alijev për dy aktivistë të burgosur të opozitës, rasti i të cilëve ka shtuar shqetësimet nëpër botë rreth lirisë së shtypit në ish republikën sovjetike të Azerbajxhanit. Adnan Haxhizade dhe Emin Milli janë dënuar me 24 dhe 36 muaj respektivisht, pasi kritikuan qeverinë gjatë një diskutimi në Internet.

XS
SM
MD
LG