Lidhje

SHBA, Rusi pranë arritjes së një traktati të ri për shkurtimin e arsenaleve të tyre bërthamore


Zyrtarë të lartë rusë dhe amerikanë thonë se negociatorët janë pranë arritjes së një traktati të ri për shkurtimin e arsenalit bërthamor të dy fuqive.

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov dhe sekretarja e Shtetit Hillari Klinton i bënë komentet gjatë një konference të përbashkët shtypi në Moskë sot, në fillim të vizitës dy-ditore në Rusi. Dy vendet kanë zhvilluar bisedime për rreth një vit, në përpjekje për të negociuar mbi një marrëveshje të re, e cila do të zëvendojë Traktatin Strategjik për Pakësimin e Armëve Bërthamore të viti 1991, START, afati i të cilit skadoi në dhjetor.

Zoti Lavrov tha se negociatat kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa zonja Klinton përmendi përparimin e madh dhe shprehu shpresën se një marrëveshje përfundimtare do të njoftohet së shpejti. Presidenti Barak Obama dhe ai rus Dmitri Medvedev ranë dakord vitin e kaluar për pakësimin e arsenaleve bërthamore të të dy vendeve, sipas një traktati të ri.

XS
SM
MD
LG