Lidhje

Arrestohet aktori George Clooney në Uashington


Aktori George Clooney u arrestua dhe u vu në pranga sot jashtë ambasadës sudaneze në Uashington gjatë një proteste kundër autoriteteve të Sudanit për të penguar ndihmat ushqimore për popullatën. U arrestua gjithashtu i ati i zotit Clooney, gazetari 78-vjeçar Nick Clooney, si dhe disa anëtarë të Kongresit amerikan që morën pjesë në protestë. Të arrestuarit u futën në një furgon policie.

Meqenëse ambasada është pronë private, aktori Clooney dhe të tjerët e dinin se nëse refuzonin të largoheshin do të përfundonin në arrest. Ata u paralajmëruan tri herë para se policia t’i arrestonte. Duke folur para turmës që ishte mbledhur për të parë protestën, George Clooney tha se qeveria sudaneze duhet të ndalë vrasjet e njerëzve të pafajshëm.

XS
SM
MD
LG