Lidhje

Dy amerikanë, Sarxhent dhe Sims, fitues të Çmimit Nobel në Ekonomi


Dy amerikanë, Sarxhent dhe Sims, fitues të Çmimit Nobel në Ekonomi
Dy amerikanë, Sarxhent dhe Sims, fitues të Çmimit Nobel në Ekonomi

Amerikanët Tomas Sarxhent dhe Kristofer Sims kanë fituar Çmimin Nobel për Ekonominë për kërkimet e tyre mbi lidhjet që ekzistojnë ndërmjet vendimeve qeveritare dhe ekonomisë.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave e njoftoi sot çmimin për dy profesorët amerikanë me motivacionin “për kërkime empirike mbi shkaqet dhe efektet e makroekonomisë”. Komisioni i çmimeve tha se fituesit zhvilluan metoda për t’iu përgjigjur pyetjeve si ‘Çfarë efekti ka mbi rritjen ekonomike dhe inflacionin, ngritja e përkohëshme e normave të interest apo një shkurtim taksash?’.

Kërkimet janë sidomos me rëndësi për qeveritë evropianë dhe atë amerikane që përpiqen të identifikojnë masat më të mira qeveritare për t’iu përgjigjur problemeve të borxhit dhe nevojës për nxitjen e ekonomive të tyre.

68-vjeçari Tomas Sarxhent është profesor në Universitetin e Nju Jorkut, ndërsa Kristofer Sims, po 68-vjeç, është profesor në Universitetin e Princtonit. Ata zhvilluan studime të pavarura në vitet 1970 dhe 1980, por motivacioni i çmimit thotë se metodat që zhvilluan janë mjete esenciale për analizat makroekonomike sot.

Çmimi Nobel për Ekonominë u jep fund dhënies së Çmimeve Nobel për këtë vit.

XS
SM
MD
LG