Lidhje

Filmi ‘Contagion’ me emrat më të mirë të Hollivudit


Filmi ‘Contagion’ me emrat më të mirë të Hollivudit
Filmi ‘Contagion’ me emrat më të mirë të Hollivudit

Një listë aktorësh ndër më më mirët e brezit të tyre marrin pjesë në filmin e ri “Contegion”-Sëmundja Ngjitëse”. Në të interpretojnë Matt Damon, Laurence Fishburn, Marion Kotijard, Jude Law, Gwyneth Paltrow dhe Kate Winslet. Filmi trajton historinë e një virusi vdekjprurës i cili shkakton vdekjen e personit të infektuar brenda dy ditësh.

Një person i cili udhëton shpesh preket nga virusi vdekjeprurës dhe fillon ta përhap tek çdo objekt që prek. Shfaqja e siptomave misterioze dhe shtimi në një progresion të frikshëm arithmetik i vdekjeve nga 2, 4, 8 e deri në mijëra, është subjekti rreth të cilit zhvillohen situatat e filmit “Contagion”.

Aktori Matt Demmon thotë se skenari i filmit e tërhoqi menjëherë sepse është një ide jetësore që sjell në vëmendje epidemitë dhe rrezikun e tyre. Aktori i mirënjohur që dikur ishte mbështetës i presidenti Obama, sot hynë në listën e të zhgënjyerve nga politikat e ndjekura prej presidentit. Por ai thotë se ende nuk ka vendosur se cilin kandidat do të mbështesë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Filmi “Contagion” del në kinematë amerikane në 9 shtator, por paraqitja e tij e parë do të jetë në 3 shtator në festivalin e filmit në Venecia.

XS
SM
MD
LG