Lidhje

Taylor Swift, Artistja më e Mirë e Vitit, në Ceremoninë e Çmimeve Country


Taylor Swift
Taylor Swift

Emocione të shumta shoqëruan mbrëmë ceremoninë e përvitshme të ndarjes së çmimeve për muzikën Country.

Përveç interpretimeve spektakolare nga disa prej emrave më të njohura të kësaj zhanre, si Carrie Underwood, Reba McEntire dhe Blake Shelton, mbrëmja solli supriza të këndshme për artisten Taylor Swift. Këngëtarja 22-vjeçare u nderua për të dytin vit radhazi me çmimin më të lartë të mbrëmjes si Artistja më e mirë e vitit. Ajo konkuronte për këtë titull me artistë të afirmuar si Kenny Chesney i cili kryesonte me 9 kandidatura, por nuk arriti të merrte asnjë çmim.

Ndër emrat e tjerë të nderuar mbrëmë ishte edhe këngëtarja Miranda Lambert e cila fitoi në kategorinë e albumit më të mirë country. Ishte një fitore në çift, pasi bashkëshorti i saj, Blake Shelton fitoi në kategorinë e këngëtarit më të mirë.

Ndër të papriturat e tjera të mbrëmjes, Thompson Square fitoi në kategorinë e duetit më të mirë, duke mundur favoritin e mbrëmjes në këtë konkurim, grupin Sugarland.

Ceremonia e Çmimeve të Muzikës Country u zhvillua në Las Vegas në hotelin MGM Grand.

XS
SM
MD
LG