Lidhje

Kroacia rifilloi bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian


Kroacia nisi fazën përfundimtare të anëtarësimit në BE pas bisedimeve që rifilluan sot. Bisedimet ishin pezulluar për shkak të një mosmarrëveshje kufitare me Slloveninë.

Të dyja palët i nisën bisedimet mes tyre për tre nga 35 kapitujt e proçesit të aplikimit. Bisedimet përfundimtare përfshijnë ligjin për konkurencën e hapur, reformën juridike dhe politikën e jashtme.

Bisedimet u pezulluan në vitin 2008 me kërkesë të Sllovenisë, deri sa të arrihej marrëveshja që i jepte asaj dalje të drejtëpërdrejtë në Adriatik. Sllovenia ra dakort që mosmarrëveshjen ta zgjidhë një panel ndërkombëtar, gjë që mund ta detyrojë Kroacinë të heqë dorë nga një pjesë e territorit.

Autoritetet kroate thonë se marrëveshja e anëtarësimit në BE mund të arrihet në vitin 2011.



XS
SM
MD
LG