Lidhje

Sanader të mbahet në burg deri në ekstradimin në Kroaci


Sanader të mbahet në burg deri në ekstradimin në Kroaci
Sanader të mbahet në burg deri në ekstradimin në Kroaci

Një gjykatë austriake vendosi që ish kryeministri kroat Ivo Sanader, i cili u arrestua në fillim të këtij muaji afër Salzburgut, duhet të qëndrojë në paraburgim ndërkohë që pret ekstradimin në vendin e tij.

Zoti Sanader kërkohet nga Kroacia nën akuzat se ai ishte përfshirë në korrupsion në vitet 2003-2009 gjatë kohës kur ishte kryeministër i vendit. Ai u arratis nga Kroacia në fillim të këtij muaji pasi prokurorët i kërkuan parlamentit t’i hiqte imunitetin. Policia austriake e arrestoi atë një ditë më vonë.

Gjykatësi austriak vendosi që 57 vjeçari është person që rrezikon ikjen nga drejtësia. Rasti pritet të rishqyrtohet më 27 janar të vitit të ardhshëm.

Në një zhvillim tjetër që lidhet me këtë rast, policia kroate konfiskoi koleksionin e artit të zotit Sanader gjatë një bastisjeje që iu bë shtëpisë së tij në Zagreb.

Agjencia kroate e lajmeve tha se konfiskimi u kërkua nga hetuesit kundër korrupsionit, dhe urdhërin për këtë veprim e ka miratuar e njëjta gjykatë që ngriu pasurinë e zotit Sanader dhe familjes së tij të ngushtë.

XS
SM
MD
LG