Grupi Gazetarët pa Kufij thotë se Ruanda, Sudani dhe Siria kanë hyrë në listën e regjimeve të botës që shtypin më shumë gazetarët dhe lirinë e fjalës.
Grupi tha sot se abuzimi i të drejtave të medias në tre vendet i uli ato në 10 të fundit mes 178 vendeve të përfshira në indeksin e saj vjetor. Shtatë të tjerët janë Jemeni, Kina, Birmania, Irani, Turkmenistani dhe në fund Eritrea.
Grupi me bazë në Paris tha se mbrojtja e lirisë së medias vazhon të jetë një luftë. Ajo e përshkruan atë si betejë e demokracive në Evropë kundër shtypjes dhe padrejtësisë në regjimet totalitare në të gjithë globin.
Raporti thotë gjithashtu se liria e shtypit në Rusi, Indi dhe Kinë nuk ka ecur me hapat e rritjes ekonomike të këtyre vendeve.