Lidhje

Uragani Earl lëviz në veri pasi iu afrua brigjeve të Karolinës së Veriut


Uragani Earl po lëviz në veri pasi iu afrua bregut të Karolinës së Veriut duke sjellë shira dhe erëra të fuqishme në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara.

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Uraganeve, Bill Read, tha se stuhia ka nisur të dobësohet ndërsa lëviz në oqeanin Atlantik, dhe mund të ulë fuqinë e uraganit.

Uragani Ërl është tani i kategorisë 1, niveli më i ulët i shkallës së matjes së fuqisë së uraganeve.

Sipas njoftimeve të fundit, stuhia ishte rreth 280 km në verilindje të Keip Hatteras në Karolinën e Veriut, me erëra me shpejtësi deri në 140 km në orë.

Paralajmërime për uraganë dhe stuhi tropikale janë bërë përgjatë brigjeve deri në shtetin Mein. Guvernatorët e Karolinës së Veriut, Virxhinias, Merilandit dhe Masaçusets kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Dhjetra mijëra njerëz u evakuuan nga ishujt e Karolinës së Veriut, por disa banorë qëndruan aty megjithë paralajmërimet.

XS
SM
MD
LG