Lidhje

E parrezikshme paketa e dyshimtë në ambasadën e Hungarisë në Athinë


E parrezikshme paketa e dyshimtë në ambasadën e Hungarisë në Athinë
E parrezikshme paketa e dyshimtë në ambasadën e Hungarisë në Athinë

Zyrtarët grekë thanë se ishte e parrezikshme paketa e dyshimtë që e vuri në alarm policinë dhe zyrtarët e emergjencave në ambasadën e Hungarisë në Athinë.

Policia greke rrethoi sot një pjesë të lagjes në Kolonaki të Athinës ku ndodhet ambasada. Por pastaj zyrtarët thanë se paketa nuk përbënte kërcënim dhe përmbante vetëm dokumente.

Zyrtarët e shkatërruan pakon me anë të një shpërthimi të kontrolluar.

Javën e kaluar, Greqia pezulloi përkohësisht dërgimin e pakove dhe të postës pas më shumë se dhjetë incidenteve me letra bombë në adresë të ambasadave të huaja dhe udhëheqësve evropianë.

Policia ia ka hedhur fajin ekstremistëve të majtë dhe ka arrestuar dy persona në lidhje me incidentet.

XS
SM
MD
LG