Lidhje

Irani thotë se gëzon të drejtën të zgjedhë inspektorët e qendrave bërthamore


Drejtori i Agjencisë për Energjinë Bërthamore të Iranit, tha se vendi i tij gëzon të drejtën për të zgjedhur inspektorët që mbikqyrin qendrat e tij bërthamore.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve ISNA, Ali Akbar Salehi tha sot se Irani kishte kundërshtuar dy inspektorë, të cilët, sipas tij, i kishin paraqitur raporte false Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Kjo agjenci e mohoi këtë pretendim, madje në një raport të publikuar dje thuhej se kundërshtimet e vazhueshme të Teheranit ndaj emërimeve të personelit kanë shkaktuar ndërprerjen e punës.

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike tha gjithashtu se gjatë dy vjetëve të fundit, Teherani ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve rreth disa veprimtarive bërthamore, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me mbushjen bërthamore të një rakete.

Përfaqësuesi i Iranit në Agjencinë e OKB-së për energjinë atomike i mohoi akuzat duke e quajtur raportin të pabalancuar.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se raporti është shqetësues dhe tregon se Irani ende po përpiqet të zhvillojë aftësitë për prodhimin e një arme bërthamore.

XS
SM
MD
LG