Lidhje

Ukraina i shmanget një marrëveshje 10-vjeçare gazi me Rusinë


Ukraina i shmanget një marrëveshje 10-vjeçare gazi me Rusinë
Ukraina i shmanget një marrëveshje 10-vjeçare gazi me Rusinë

Ukraina po i shmanget një marrëveshje 10-vjeçare gazi me Rusinë, duke thënë se ajo është shumë e shtrenjtë dhe vështirë të përballohet.

Kryeministri ukrainas Mikola Azarov tha sot se qeveria e tij do të përpiqej të gjente një mënyrë për të ulur çmimet. Por ai tha se Kievi, i cili është transportuesi më i madh i gazit rus në Evropë, nuk do t’i bënte shantazh Moskës për të arritur një marrëveshje të re.

Rusia, nga ana e saj, siguroi sot furnizime shtesë me gaz nga Azerbajxhani të cilat nuk do të kalonin nga Ukraina.

Shefi ekzekutiv i Gazpromit Aleksei Miler tha se kompania ruse planifikon t’ia shesë këtë gaz Evropës përmes një tubacioni që do të ndërtohet.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian është përpjekur të sigurojë marrëveshjet e veta me Azerbajxhanin për të sjellë furnizime të drejtpërdrejta përmes Azerbajxhanit, Gjeorgjisë dhe Turqisë.

XS
SM
MD
LG