Lidhje

Disa sektorë kyç të ekonomisë amerikane po rriten me shpejtësi


Dy raporte të publikuar sot tregojnë se disa sektorë kyç të ekonomisë amerikane janë rritur me shpejtësi ndërkohë që ekonomia më e madhe e botës po e merr veten nga recesioni, më i rëndi në dekada.

Sektori i shërbimeve, që shërben si barometër për një pjesë të madhe të ekonomisë, u rrit në muajin mars me ritmin më të shpejtë në afro katër vjet.

Një organizatë biznesi e quajtur Instituti për Meaxhimin e Ofertës, njofton gjithashtu se treguesi i saj për aktivitetin e biznesit u rrit për të tretin muajin me radhë. Edhe një raport mbi sektorin e shtëpive ishte optimist.

Shoqata Kombëtare e Agjentëve Imobiliarë njoftoi se shitjet e shtëpive të cilat kanë patur të paktën një pronar u rritën me shpejtësi në muajin shkurt.

Ekonomistët e vëzhgojnë nga afër këtë raport sepse këto lloj banesash përbëjnë pjesën më të madhe të tregut imobiliar dhe për shkak se ishin problemet në këtë sektor që u bënë shkak për recesionin.

XS
SM
MD
LG